Trajneri i Interit thumbon Juventusin dy ditë para derbit

Trajneri i Interit thumbon Juventusin dy ditë para derbit

Ndeshja në ‘Juventus Stadium’ fillon nga ora 20:45.

Trajneri Stefano Pioli që së fundi ka marrë Interin dhe ka mahnitur me rezultatet, ende në karrierën e tij nuk ka arritur të mposht Juventusin.

Italiani në konferencën për shtyp është pyetur për këtë, dhe ka dhënë një përgjigje mjaft interesante, ndoshta edhe thumbuese për ‘Zonjën e Vjetër’.

“Unë nuk e kam mposhtur kurrë Juventusin në karrierën time sepse unë nuk kam qenë asnjëherë trajner i Interit”, është përgjigjur 51 vjeçari.

Shpërndaje në: