Trajneri i Norrkopingut tregon atë që e befasoi në Kosovë

Trajneri i Norrkopingut tregon atë që e befasoi në Kosovë

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustaffson, nuk ka dashur të flasë shumë për lojën, edhe pse tha se patën fat që fituan, ndërsa goli edhe për pritjen që iu bë në Kosovë.

Gustaffson e ka cilësuar si shumë të vështirë fitoren e sotme ndaj Prishtinës, ndërsa sipas tij ishte fati ai që i ndihmoi.

“Ishte ndeshje e vështirë, patëm vështirësi për të gjetur golin. Jemi të lumtur që fituam, provuam edhe disa prej lojtarëve dhe mendoj se patëm pak fat që fituam”, tha fillimisht Gustaffson pas ndeshjes.

Trajneri i skuadrës suedeze gjithashtu foli edhe për ditët e kaluara në Kosovë, ku mbeti i befasuar pozitivisht nga mikpritja.

“Sot nuk dua të flasë për lojën, sepse nuk kishim qenë kurrë në Kosovë dhe u kënaqëm këto ditë gjatë qëndrimit, dhe do të shkojmë në Suedi me një përvojë shumë të mirë”.

“Të vish këtu dhe të vizitosh këta njerëz ishte absolutisht perfekte. Patëm mikpritje shumë të mirë”, përfundoi trajneri i Norrkopingut pas ndeshjes.

Shpërndaje në: