Trajneri serb i Torinos nuk e do kurrsesi në skuadër Ajetin
Ajeti, 23-vjeçar, pritet të shitet gjatë muajit janar te ndonjë skuadër tjetër, ende pa debutuar me fanellën e Torinos.
Reprezentuesi i Shqipërisë te Torino u transferua në verën e këtij viti nga skuadra e Frosinones.
Ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por pritet të ndërrojë mjedis gjatë janarit, kanë bërë të ditur të dielën mediumet në Itali.
“Bovo dhe Ajeti nuk kanë bindur në pjesën e parë të kampionatit italian dhe ekipi është duke shikuar t’i vërë në listën e shitjes. Për Bovon është e interesuar Pescara, kurse për Ajetin ende nuk ka blerës”, shkruan “calciomercato.com”.
Ajeti në muajin tetor u kthye nga lëndimi, por nuk gjeti hapësirë në ekipin e trajnerit serb.