Traktorët pushtojnë Prishtinën shkaku i Pecit: Prodhohet ndotje akustike mbrapa Teatrit (Video)

Traktorët pushtojnë Prishtinën shkaku i Pecit: Prodhohet ndotje akustike mbrapa Teatrit (Video)

Bujqit kosovarë po protestojnë kundër shtrëngimit të kritereve për subvencione në bujqësi nga ministri i këtij dikasteri, Faton Peci. 

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Periskopit në vend-ngjarje, shihen dhjetëra traktorë të ndryshëm që po marshojnë me shpejtësi të vogël në rrugën Agim Ramadani, pjesën mbrapa Teatrit Kombëtar.

Traktoristët po i bien borive të tyre, çka mund të prodhojë ndotje të konsiderueshme akustike në këto momente.

Inkurajohen qytetarët që të rrinë brenda shtëpive të tyre derisa ndotja akustike të kalojë.

Shpërndaje në: