Trazira në Iran: Gratë djegin shamitë e tyre gjatë protestave kundër hixhabit

Trazira në Iran: Gratë djegin shamitë e tyre gjatë protestave kundër hixhabit

Gratë kanë qenë në krye të protestave të dhunshme në Iran, që u nxitën pas vdekjes së një gruaje që ishte rrahur për thyerjen e ligjeve të hixhabit (shamisë), shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Turma lëshoi zëra përkrahës kur gratë dogjën shamitë e tyre gjatë protestave në qytetin Sari të martën, teksa protestat vazhduan për të pestën natë me radhë dhe që u shpërndanë në shumë qytete.

Aktivistët thanë se dy meshkuj protestues u qëlluan për vdekje nga forcat e rendit në Urmia dhe Piranshahr, në veri-pernëndim.

Gjitashtu u raportua se një zyrtar policor u vra bë Shiraz, në qytetin jugor.

Së paku gjashtë persona besohet se janë vrarë në në protestat që shpërthyen kundër ligjeve të shamisë dhe kundër policisë pas vdekjes së Mahsa Amini.

Vajza e re kurde 22-vjeçare nga qyteti veri-pernëdimor i Saqez vdiq në spital të premten, pas që kishte kaluar tre ditë në koma.

Ajo ishte me vëllaun e saj në kryeqytetin Tehran kur ajo u arrestua nga policia e moralit, nën akuzat se kishte thyer ligjin që kërkonte që gratë të mbulonin flokët e tyre me hixhab, ose me shami, si dhe të mbulonin këmbët dhe krahët me rroba të gjera. Ajo ra në koma fare pak pasi që mbeti pa vetëdije në një qendër të paraburgimit.

Raportohet se policia ka goditur kokën e Aminit me shufër metalike dhe koka e saj ishte lidhur me një prej automjeteve, tha aktivisti për të Drejtat e Njeriut, Nada al-Nashif.

Policia kishte mohuar akuzar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo kishte pësuar “papritur një sulm në zemër”. Por familja e saj tha ajo nuk kishte pasur probleme të tilla shëndetësore.

Shpërndaje në: