Tre kandidatë për deputetë të VV-së nga Ferizaj, Hekuran Murati nuk bën pjesë

Tre kandidatë për deputetë të VV-së nga Ferizaj, Hekuran Murati nuk bën pjesë

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj do të kandidoj me tre kandidatë për deputetë të Kuvendi të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, janë zgjedhur tre emrat që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, këtu nuk bën pjesë edhe ish-deputeti Hekuran Murati.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës, përmes votës së fshehtë, delegatët kanë votuar katër kandidatët të cilët kanë dorëzuar aplikimin për deputet. Me ç’rast, kandidatët e përzgjedhur përmes këtij procesi janë: Alban Bajrami, Shqipe Metaj – Isufi dhe Valon  Ramadani”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se këto janë vetëm propozimet e degëve që i ka votuar Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes. 25 për qind të listës e propozon lideri i VV-së, Albin Kurti dhe 25 për qind Kryesia e kësaj partie.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, datë kjo e caktuar nga U.D e Presidentes, Vjosa Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, duke rrëzuar kështu Qeverinë Hoti.

Shpërndaje në: