Tre policë të lënduar si pasojë e aksidentit në Prishtinë

Tre policë të lënduar si pasojë e aksidentit në Prishtinë

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shpërndaje në: