Tre të dyshuar për koronavirus në QKUK: Dy prej tyre erdhën sot nga Italia

Tre të dyshuar për koronavirus në QKUK: Dy prej tyre erdhën sot nga Italia

QKUK ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë paraqitur tri raste të dyshuara për koronavirus.

Sipas njoftimit, një nga pacientët është shtetas jo Kosovar dhe dy të tjerë janë kosovarë që kanë ardhë sot nga Italia.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.

Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

Shpërndaje në: