Tre të lënduar në aksidentin rrugor në Lluzhan të Podujevës

Tre të lënduar në aksidentin rrugor në Lluzhan të Podujevës

Tre persona kanë marrë lëndime fizike si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Lluzhan të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në: