Tre të lënduar nga aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

Tre të lënduar nga aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

Të dielën pasdite në magjistralen Suharekë – Prizren ka ndodhur një ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë tre persona kanë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Me rastin është marrë njësia e trafikut rajonal të Prizrenit. Deri te aksidenti ka ardhë pasi vozitësit nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor”, ka deklaruar Gashi

Shpërndaje në: