Tre të lënduar nga rënia e vinçit mbi veturën që po lëvizte në Gjilan

Tre të lënduar nga rënia e vinçit mbi veturën që po lëvizte në Gjilan

Tre persona në Gjilan kanë mbetur të lënduar kur si pasojë e erërave të forta një vinç ra mbi veturën e tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe vijojnë trajtimin.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një vinç mbi një veturë . Vetura e cila ka qenë në lëvizje e tipit Mercedes, pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile”.

Hashani, mes tjerash, tha se edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e motit të ligë, teksa shtoi se të gjitha ekipet kompetente janë në terren.

“Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan”.

“Në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, për moment gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, tha Hashani.

Shpërndaje në: