Tre të vdekur nga tërmeti në ishullin e njohur turistik

Tre të vdekur nga tërmeti në ishullin e njohur turistik

Së paku tre persona kanë vdekur në Bali, pasi një tërmet prej 4.8 shkallësh e goditi ishullin e largët indonezian të shtunën, duke dëmtuar ndërtesa e duke ngujuar njerëz nën rrënoja.

Dridhja e tokës i dëmtoi ndërtesat në distriktet Karangasem dhe Bangli, në pjesën lindore të ishullit, thuhet në deklaratën e Agjencisë Rajonale për Menaxhimin e Fatkeqësive.Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në

Karangasem, ku njerëzit kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e një ndërtese. Shtatë persona janë të lënduar seriozisht dhe një ka vdekur, shkruan CNN.

Dy të tjerë vdiqën në Bangli, ku rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga tërmeti, bllokoi një rrugë, duke i vështirësuar përpjekjet për evakuim.

Ndryshe, Bali këtë javë u hap për vizitorët e vaksinuar plotësisht nga 10 shtete . Vendimi u mor me qëllim të përkrahjes së ekonomisë së varur nga turizmi.

Shpërndaje në: