Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende pa status kandidati

Tre vjet pas aplikimit për në BE, Kosova ende pa status kandidati

Tre vjet pasi Kosova dorëzoi aplikimin për statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi ka mbetur pothuajse në të njëjtën pikë. Ndërsa institucionet vendore flasin për progres dhe orientim të qartë strategjik, nga Brukseli mesazhi është i ftohtë dhe i njëjtë se vendimi është ende te shtetet anëtare të unionit.

Në qeverinë në detyrë thonë se që procesi të mbetet i bazuar në meritokraci dhe BE-ja të ruajë kredibilitetin, aplikimi së paku duhet të marrë vëmendjen dhe vlerësimin serioz nga ana e unionit evropian dhe anëtarëve të saj. Megjithatë, njohësit e integrimeve evropiane avancimin e rrugës euro-integruese e ndërlidhin me progres në dialogun Kosovë–Serbi.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë për KosovaPress, se Komisioni Evropian është i përgatitur të procedojë me hartimin e mendimit mbi aplikimin e Kosovës, por vetëm pasi shtetet anëtare të kërkojnë këtë hap.

“Ju lutemi vini re se Komisioni Evropian është gati të përgatisë një mendim mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim, nëse kërkohet nga Këshilli. Gjithashtu, siç është theksuar më parë, vendimi për shtetet e reja që bashkohen me BE-në, i takon në fund të fundit shteteve anëtare për ta vendosur”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, në qeverinë në detyrë thonë për KosovaPress, se vendi e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se përparimi ekonomik, politik dhe i zbatueshmërisë së përgjithshme të reformave, dëshmon gatishmërinë e Kosovës për ta marrë statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Angazhmi përmes takimeve intensive e bisedat në çdo nivel me homologë dhe kolegë nga BE dhe shtetet anëtare nuk kanë munguar. Aty kemi argumentuar si kemi arritur deri te aplikimi dhe pse meritojmë statusin e vendit kandidat. Që procesi të mbetet i bazuar në meritokraci dhe të ruajë kredibilitetin, sidomos tani me rigjallërimin e procesit të zgjerimit për shkak të situatës gjeopolitike në Evropë, aplikimi së paku duhet ta marrë vëmendjen dhe vlerësimin serioz nga ana e BE dhe anëtarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në anën tjetër, politologu Artan Muhaxheri thotë se rruga e avancimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e varur 100 për qind nga progresi në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, pa ringjallje të dialogut dhe pjesëmarrje konstruktive në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura, s’ka gjasa teorike që Kosova të bëjë hapa të rëndësishëm në agjendën evropiane.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022. Dokumenti i aplikimit u dorëzua gjatë kryesimit të Çekisë në Këshillin e BE-së, duke shënuar një hap historik në përpjekjet e vendit drejt integrimit evropian. Në fillim, aplikimi u nënshkrua një ditë më parë, më 14 dhjetor 2022, nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri tashmë në detyrë Albin Kurti dhe ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, për t’u dorëzuar zyrtarisht në Bruksel./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tribunal Special për krimet ruse në Ukrainë – Kallas tregon se BE-ja siguroi 10 milionë euro

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka siguruar 10 milionë eurot e…

Ligjërata e Speciales në Prishtinë, Hoxha: E çuditshme dhe shqetësuese

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” , ka folur rreth ligjëratës të mbajtur sot…

Brazil i ofron kontratë të re Carlo Ancelottit

Federata Braziliane e Futbollit ka bërë një propozim zyrtar Carlo Ancelottit për të vazhduar si…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën…

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë reshje të…

Takimi në Bruksel: Bislimi konfirmon se u diskutuan edhe tema të tjera, përveç Komisionit për të Zhdukurit me Dhunë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë…

PDK s’pranon kandidat të imponuar nga Kurti për president, Gruda dhe Behrami thonë se e lëshojnë sallën

Përparim Gruda dhe Artan Behrami të Partisë Demokratke të Kosovës kanë njoftuar se pa marrëveshje…

Petkoviq pas takimit në Bruksel: Serbia insiston në Asociacion dhe nisjes së bisedimeve për Statutin

Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe në dialogun Kosovë – Serbi, pas takimit në Brukseë…