Tre golashënuesit më të mirë të Superligës së Kosovës

Tre golashënuesit më të mirë të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll ka zhvilluar 12 ndeshje deri më tani në sezonin 2021/22 duke ofruar një garë të fuqishme për titull ku janë jo më pak se gjashtë skuadra në luftë direkte për më të mirin e futbollit kosovar.

Pas 12 xhirove, Drita e kryeson renditjen tabelare me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Gjilani me nga 21, pastaj Drenica me 20 pikë, e pesat është Prishtina me 16 pikë dhe Llapi në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Po aq sa për garën për titull, luftë e ashpër po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati.

Gerhard Progni ka shënuar tetë gola pas 12 ndeshje duke e kryesuar listën e golashënuesve. Pas tij vijnë Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit me nga gjashtë gola, por me numër të njëjtë të golave pozicionohet në vendin e katërt edhe Besnik Krasniqi i klubit futbollistik Prishtina.

Shpërndaje në: