‘Tregom oj zojë kush është Nexhat Krasniqi?’, Haradinaj: Albulena Haxhiu i ka shti vesht aty ku s’duhet

‘Tregom oj zojë kush është Nexhat Krasniqi?’, Haradinaj: Albulena Haxhiu i ka shti vesht aty ku s’duhet

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ka bërë një listë të 50 mashtrimeve të Qeverisë Kurti, e prej tyre i lexon 10 gjatë emisionit, transmeton Periskopi.

‘’Unë kam këtu një listë me 50 mashtrime, 10 muj me i lexu këtu. Dështimi me vaksinë. Situata më pandeminë e rëndë. Është diskursi në dialog, e nxorrën Serbinë të pafajshme. Ishte kjo e zv.kryeministrit krah për krah me zyrtarin serb. Zbulimi epokal i Kurtit për Asociaicon gjeografik, kapja e bordeve..’’.

Mirëpo Haradinaj një çështje e sheh si kulm të kësaj qeverie, sidomos të ministres Albulena Haxhiu.

‘’Kulmi është situata me Nexhat Krasniqin por e di se Albulena Haxhiu i ka shti vesht ku s’duhet dhe kurrë gojën se qel për një njeri që ajo e ka akuzu si kryekriminel, babën e tenderëve. Më ka akuzu mua. Ministri i rendit dhe ai i transportit po ashtu”

‘’Prej të parit deri në fund janë hajna. Oligarkë. Kemi të bëjmë me një mashtrues, sidomos edhe në luftën për korrupsion. Kusherinjtë nuk i kanë më për dasma/PERISKOPI/

Shpërndaje në: