Trend i rrezikshëm në Zvicër,  shumë qytetarë duan të infektohen me Covid për të marrë një certifikatë

Trend i rrezikshëm në Zvicër,  shumë qytetarë duan të infektohen me Covid për të marrë një certifikatë

Një numër në rritje i njerëzve në Zvicër duan të kontraktojnë virusin në mënyrë që të marrin certifikatën Covid dhe të gëzojnë të njëjtat përfitime si njerëzit që janë vaksinuar, pa e marrur asnjë doze, transmeton albinfo.ch.

Ata dalin në mediat sociale për të organizuar “festa Covid” ku njerëzit që duan të infektohen përzihen me ata që tashmë janë pozitivë.

“Nëse dikush testohet pozitivisht së shpejti, më njoftoni. Më duhet një certifikatë ”, një person e postoi këtë mesazh në Facebook.

Jürg Utzinger, drejtor i Institutit Zviceran të Shëndetit Tropikal dhe Publik, vuri në dukje se ky trend është i rrezikshëm: “Një infeksion është gjithmonë i rrezikshëm”, tha ai.

“Një person që qëllimisht kontrakton virusin dhe zhvillon formën e rëndë të sëmundjes rrezikon shtrimin në spital dhe, në rastin më të keq, vdekjen”, shtoi Utzinger.

Shpërndaje në: