Trepça ’89 kampione vjeshtore
Tri pikët e fundit 89-shi i fitoi të mërkurën në Prizren, ku e mposhti Lirinë me rezultat 0:3.
Oto John ishte realizuesi i dy golave, duke u bërë kështu “mbret” i Superligës. Kurse, një tjetër e ka shënuar Florent Hasani.
Me këtë fitore Trepça ’89 konfirmoi se në sezonin pranveror do të jetë kandidatja thuajse kryesore për titull të kampionit.
Kurse, Liria shkon e shqetësuar në pushim dimëror, pasi në sezonin pranveror mund të preket nga lufta e skuadrave të rrezikuara.
Derbi Feronikeli – Prishtina mbyllet 0:0 kurse Gjilani fitoi në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 2:0.
Drenica dhe Ferizaj i ndan pikët duke barazuar 1:1.



