Trepça fiton derbin kundër Pejës në ‘Karagaç’

Trepça fiton derbin kundër Pejës në ‘Karagaç’

Trepça ka vazhduar me formën e mirë, duke shënuar fitore edhe ndaj Pejës në derbin e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Karagaçi” ishte jashtëzakonisht e fortë dhe interesante, teksa në fund u fitua nga mysafirët me rezultatin 87-93.

Taurus Cockfield me 25 pikë e Drilon Hajrizi me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.

Kurse, te pejanët u dallua përforcimi i fundit, Tyrone White, i cili sonte debutojë me 32 pikë.Për Trepçën ishte kjo fitorja e nëntë, krahas edhe dy humjeve. Kurse, Peja mbetet me gjashtë fitore dhe tani numëron pesë humbje.

Shpërndaje në: