Trezeguet i Aston Villas po kritikohet rëndë për një prej simulimeve më të tmerrshme që kemi parë

Trezeguet i Aston Villas po kritikohet rëndë për një prej simulimeve më të tmerrshme që kemi parë

Aston Villa nuk pati shumë arsye për të qenë e ngazëllyer rreth ndeshjes së Premier Leagues me Brentfordin, të dielën.

Pasi pati një start të fuqishëm nën urdhërat e Steven Gerrardit, ‘Villans’ shpresuan se do të nxjerrin një pikë të paktën nga udhëtimi në perëndim të Londrës, transmeton Periskopi.

Mirëpo, klubi me bazë në Birmingham pësoi humbjen e tretë në Premier League në katër ndeshje, pavarësisht se kaloi në epërsi përmes Danny Ings pas 13 minutave lojë.

Por djelmoshat e Gerrardit nuk arritën ta kalojnë pjesën e parë pa e humbur epërsinë, derisa Yoane Wissa barazoi rezultatin dhe Mads Roerslev shënoi golin e fitores, dhjetë minuta para fundit.

Mirëpo, gjërat u shndërruan edhe më turpëruese për Villan, pas momentit me protagonist Trezeguet.

Mesfushori egjiptian, i cili vetëm së fundmi është rikthyer nga një makth me lëndime, u kritikua gjërësisht nga fansat për simulimin e tmerrshëm.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: