Tri aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihet edhe një veturë e policisë

Tri aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihet edhe një veturë e policisë

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksidente përgjatë rrugës Gjilan-Prishtinë.

Indeksonline raporton se në këtë aks rrugor kanë ndodhur tri aksidente në tri lokacione të ndryshme.

Në njërin prej tyre madje është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Një nga aksidentet ka ndodhur mes Mramorit dhe Slivovës.

Aksidenti ka shkaktuar kolona të mëdha, teksa është shkaktuar në një segment të papërshtatshëm rrugor.

Ndërkaq tjetri ka ndodhur në Bresalc.

Në anën tjetër, në fshatin Ponesh është aksidentuar vetura e policisë.

Indeksonline raporton se vetura në fjalë është vetaksidentuar, duke përfunduar e rrotulluar.

Detaje për këtë vetaksident ka dhënë edhe zyrtari i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka deklaruar për Indeksonline se vetaksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 07:08 afër udhëkryqit të fshatit Ponesh, dhe se shkak kanë qenë kushtet e papërshtatshme të rrugës.

“Hetues policor të aksidenteve nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës me ngrica të shkaktuara nga një rrjedhje e ujit në atë pjesë. Me këtë rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush vetëm janë shkaktuar dëme materiale ne automjet” pohoi Osmani.

Shpërndaje në: