Tri doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron

Tri doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, kanë treguar që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan në një deklaratë të përbashkët se dy doza të vaksinës, rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritje në neutralizimin e antitrupave, raporton Tch.

Rezultatet janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media e më shumë të dhëna ende nuk janë të qasshme.

Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022.

Shpërndaje në: