Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë: Sot në Morinë protestohet kundër vendimit të Qeverisë

Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë: Sot në Morinë protestohet kundër vendimit të Qeverisë

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në pikën kufitare në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

Në njoftim është bërë e ditur se protesta do të fillojë në orën 10:00.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Shpërndaje në: