Tri kërkesat sensacionale të Mbappes për të qëndruar te PSG

Tri kërkesat sensacionale të Mbappes për të qëndruar te PSG

Kylian Mbappe është vetëm 20-vjeçar, por tashmë ka arritur më shumë se disa futbollistë në një karrierë të tërë.

Ai e fitoi Kupën e Botës me Francën verën e kaluar, derisa shënoi edhe katër gola gjatë rrugëtimit për në finale.

Sulmuesi gjithashtu e ka fituar edhe Ligue 1 tri herë rresht, fillimisht me Monacon në vitin 2017, para se të kalonte te Paris Saint-Germaini.

Në kryeqytet, ai ka qenë thjesht brilant, duke shënuar 46 gola në 56 ndeshje të ligës. Pavarësisht kësaj, ai prapë nuk konsiderohet lojtari kryesor te PSG.

Ky titull aktualisht i takon Neymarit, i cili është lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohëve.

Mirëpo, braziliani së fundmi ka mbetur nën hijën e bashkëlojtarit të tij më të ri.

Aq shumë sa që Mbappe ka bërë një listë të kërkesave për klubin që ta bëjë veten lojtarin kryesor.

Sipas gazetarit të njohur Duncan Castles, ylli i Ligue 1 dëshiron tri ndryshime të mëdha, përndryshe largohet.

FBL-FRA-LIGUE1-LILLE-PSG

“Mbappe ndjehet se ia ka kaluar Neymarit sa i përket rëndësisë te PSG në fushë,” tha Castles.

“Ai dëshiron t’i garantohet pozita e 9-shit, si sulmues qëndror, para Edinson Cavanit dhe Neymarit, i cili nuk luan shpesh aty. Ai e dëshiron atë pozitë për vete.

“Gjithashtu dëshiron t’i gjuajë penalltitë, pasi mendon se kjo mund ta ndihmojë atë të fitojë ‘Këpucën e Artë’.

“Ai gjithashtu dëshiron që të ndryshohet formacioni i PSG-së. Ai dëshiron të luajë si 9-sh në një sistem 4-4-2, me të cilin kishte luajtur te Monaco.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: