Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit:

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit:

Gjatë 24 orëve janë raportuar tre raste të dhunës në familje në tre qytete të Kosovës.

Në Gllogoc një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Prizren është arrestuar një burrë pasi kishe sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime, thotë Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet të ketë shkaktuar edhe një mitrovicas. Sipas raportit policor, raportohet se pas një mosmarrëveshje midis dy bashkëshortëve i dyshuari ka shtyrë bashkëshorten e tij e cila është rrezuar. Viktima pas sulmit të pësuar ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistës palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: