Tri superndeshje luhet sot në Superligë

Periskopi.com Sporti

Superliga e Kosovës do të zhvillojë sot (e mërkure) javën e 29-të, ku na presin tri ndeshje mjaftë interesante.

Tifozët kosovarë kanë se çfarë të shikojnë sot në ekranet televizive, pasi tri takimet pritet të jenë mjaftë interesante.

Ndeshja më interesante që zhvillohet sot është ajo në mes të Gjilanit dhe Dritës, një përballje direkt për trofeun më të madh në vendin tonë.

Takim tjetër që nuk duhet lënë anash është edhe ai mes Ballkanit dhe Llapit, me suharekasit që luftojnë për titull dhe llapjanët që të qëndrojnë së paku nga mesi i tabelës.

Në anën tjetër, Drenica do t’i kërkojë tri pikë me ngulm për t’i shpëtuar zonës që dërgon nga rënia prej ligës, ndërsa Ferizaj ka të njëjta objektiva.

Kujtojmë se që të tria këto sfida fillojnë nga ora 17:00.

Shpërndaje në: