Tri të famshmet që pritet të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Periskopi.com Showbiz

Sot një javë nisi aventura televizive “Big Brother VIP”.

Përpos që me të famshëm po zhvillohet si format për herë të parë, një tjetër risi ishte fakti se për herë të parë do të transmetohen dy mbrëmje spektakli, të marteve dhe të premteve.

E në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë hyrje të reja.

Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi të premten por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Pritet të jenë tre të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë.

Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.

Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Shpërndaje në: