Tri viktima nga Kosova brenda 24-orëve në Shqipëri

Tri viktima nga Kosova brenda 24-orëve në Shqipëri

 

Fundjavë tragjike për tre qytetarë nga Kosova që kanë frekuentuar bregdetin e Shqipërisë.

Në harkun kohor të 24-orëve në ujërat e detit kanë humbur jetën dy meshkuj dhe një femër, shkruan sot Koha Ditore.

Dy prej tyre dyshohet se kanë pësuar infarkt në ujë, ndërsa një tjetër se është mbytur pasi nuk ka ditur të notojë.

Sipas deklaratës së policisë së Qarkut të Lezhës, me datë 01.07.2017, rreth orës 17:20 është marrë njoftim se në plazhin e Tales, një shtetas ka rrezikuar të mbytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K., 46 vjeç, banues në Kosovë , pushues në plazhin e Tales, ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.

 

Shpërndaje në: