Tribuna lindore u takon “Dardanëve”, ende s’dihet numri i saktë i tyre në stadium

Tribuna lindore u takon “Dardanëve”, ende s’dihet numri i saktë i tyre në stadium

Kosova nesër luan ndeshjen ndaj Greqisë, të vlefshme për kualifikimet për Kampionat Botëror në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas rreth dy viteve, pritet që Kosova ta ketë përkrahjen e tifozëve “Dardanët” në këtë takim, ndonëse me numër të limituar, shkruan Gazeta Express.

Vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit do të jetë e disponueshme për tifozët dhe zyrtarët e institucioneve.

Ende nuk dihet saktë numri i “Dardanëve” që do të jenë në stadium, ndërsa tribuna lindore do t’u takojë atyre.

“Ende s’kemi zyrtare assgjë sa i përket numrit. Çfarë dihet deri tani është se tribuna lindore është e jona”, tha kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha për Gazetën Express.

Tutje, ai tha se sot do të ketë takim me Ministrinë e Shëndetësisë për të tentuar të lejohet 20% e kapacitetit të stadiumit, por tha që gjasat që kjo të ndodhë janë minimale.

“Unë sot kam takim me Ministrinë e Shëndetësisë, të shohim edhe pse gjasat janë tepër të vogla”, tha ai.

Pas ndeshjes me Greqinë, Kosova më 8 shtator e pret Spanjën po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: