Triumfi i protestuesve në Klinë, Ministria pezullon lejet për ndërtimin e fabrikës së çimentos

Triumfi i protestuesve në Klinë, Ministria pezullon lejet për ndërtimin e fabrikës së çimentos

Pas protestave të vazhdueshme nga qytetarët e komunës së Klinës për ndalimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës, Ministri e mjedisit ka pezulluar lejet e ndërtimit për fabrikën e çimentos në Dollc të Klinës.

Kështu ka njoftuar njëra nga faqet e krijuar në rrjetin social Facebook, “Kundër ndërtimit të fabrikës se Çimentos në Klinë”

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë të Klinës, ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marr vendim për pezullim të lejeve dhe pelqimeve ndaj operatorit Wallingford International Kosova L.L.C në rastin përpjekjeve te tyre ne ndërtimin e fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës.
Ky është një triumf i qytetarëve të Klinës.
Grupi Organizator në Mbrojtjen e Mjedisit në Klinë nga ndërtimi i fabrikës së çimentos

Shpërndaje në: