Trondisin shkencëtarët: E kishim krejt gabim për universin, ai është i rrafshët

Trondisin shkencëtarët: E kishim krejt gabim për universin, ai është i rrafshët

Të kuptuarit tonë për universin mund të jetë krejtësisht gabim, kanë thënë shkencëtarët.

Në të dhënat e lëshuara nga Teleskopi Planck, që bën matje tepër precize të formës, madhësisë dhe historisë së lashtë të universit tonë, sygjerojnë se mund ta kemi mësuar krejt fizikën në mënyrë të gabueshme, sipas një artikulli të fundit.

Kjo çështje mund të jetë një indikacion i “një krize në kozmologji” që mund të jetë ende e pakuptuar për shkak të problemeve me të kuptuarit tonë të formës së universit, kanë shkruar autorët, përkthen Periskopi.

Për momentin, shkencëtarët besojnë që universi është i “rrafshët”. Kjo mbështetet në të dhënat e mëdha të mbledhura nga teleskopët që depërtojnë thellë në hapësirë.

Por në artikullin e ri të publikuar së fundi, hulumtuesit vërejtën që të dhënat e fundit nga teleskopi Planck jepnin lexime të mundshme që mund të ndryshojnë formën standarde të kuptimit të universit.

Kjo do të nënkuptonte që supozimi ynë për një univers të rrafshët mund të jetë “duke maskuar një krizë kozmologjike ku pjesë të tjetërllojshme të universit paraqitet të jenë reciprokisht inkonsistente” shkruajnë autorët.

Për të zgjidhur problemin duhen hulumtime të tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: