Trondisin shkencëtarët: Konsumi i duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e organit gjenital

Trondisin shkencëtarët: Konsumi i duhanit mund t’ua tkurrë madhësinë e organit gjenital

Ekspertët kanë paralajmëruar për efektin negativ të konsumimit të duhanit kundrejt penisit të burrave.

Duke folur ekskluzivisht në Mirror Online, ekspertët kanë zbuluar efektet e pirjes së duhanit në penisin e meshkujve, përfshirë tkurrjen dhe problemet me ereksionin.

“Për të pasur një ngritje të fuqishme, burrat kanë nevojë për rrjedhje të mjaftueshme të gjakut. Duhanpirësit kanë një incidencë më të lartë të arteriosklerozës në të gjitha enët e gjakut, përfshirë edhe në penis. Duhani mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut”, deklaroi Marc Laniado, urolog.

“Kimikatet në tym mund të kenë gjithashtu një efekt në potencë seksuale; nikotina shkakton që enët e gjakut të bëhen të ngushta. Kjo mund të jetë e përkohshme, nganjëherë edhe e përhershme”, potencoi urologu.

Konsumi i duhanit mund të shkaktojë që penisi të tkurret në madhësi me kalimin e kohës, sipas tyre.

Shpërndaje në: