Trondit gazetarja shqiptare: Burri më rreh qe 8 vjet

Trondit gazetarja shqiptare: Burri më rreh qe 8 vjet

Rudina Demniri, e njohur si Paloma, në një bisedë me Monika Lubonjën në “Big Brother Vip”, ka rrëfyer se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, muzikanti Alandy, për 8 vjet me radhë. Gazetarja e njohur ka treguar të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai

Sipas versionit të Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit.

“Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”.

Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, tha ajo.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë Alandy ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Ai është shprehur më shumë mbi hyrjen në “Big Brother VIP” të bashkëshortes së tij. I pyetur nëse ka pasur raste që Paloma e ka bërë atë xheloz apo e ka mërzitur, ai shprehet:

Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar”.

Shpërndaje në: