Tronditëse: Aktori famoz Alec Baldwin vret një regjisore dhe plagos një regjisor duke xhiruar film

Tronditëse: Aktori famoz Alec Baldwin vret një regjisore dhe plagos një regjisor duke xhiruar film

Aktori i famshëm Alec Baldwin ka qëlluar me një armë skenike në një skenë filmi në aksidentin që vrau regjisorin e fotografisë dhe e plagosi regjisorin e përgjithshëm, kanë thënë autoritetet në New Mexico.

Në deklaratën nga zyra e sherifit të Santa Fe-së thuhet që Baldwin, që po aktronte në filmin Rust [shq. Zgjyra], kishte qëlluar me armën skenike në incident të enjtes.

Zyrtarët policorë shkuan në skenë rreth orës 2 pasdite kur një qytetar raportoi për gjuajtjen me armë, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“Zyra e sherifit e konfirmon që dy individë janë qëlluar në skenën e filmit Rust. Halyna Hutchins, 42 vjeçare, regjisorja e fotografisë dhe Joel Souza, 48 vjeçar, regjisor, u qëlluan nga Alex Baldwin, 68 vjeçar,”

“Znj. Hutching ishte transportuar me helikopter në spitalin e Universitetit të New Mexicos ku u shpall e vdekur nga personeli mjekësor.” – lexohet më tej në deklaratë.

Aty thuhet që hetimet janë të hapura dhe nuk ka ndonjë aktakuzë. /Periskopi

Shpërndaje në: