Tronditëse: Zyrtarja e OBSh-së thotë që Turkmenistani po rren që s’ka raste të koronavirusit

Tronditëse: Zyrtarja e OBSh-së thotë që Turkmenistani po rren që s’ka raste të koronavirusit

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka hedhur dyshime në pretendimin e Turkmenistanit se nuk ka më raste në vend me Covid-19, duke i thënë BBC-së që është e pamundshme që virusi nuk po qarkullon në vend.

“Ka qenë duke u shpërndarë si pandemi në mbarë botën për dy vjet,” ka thënë doktoresha Catherine Smallwood.

“Nga pikëpamja shkencore, është e pamundshme që virusi nuk po qarkullon në Turkmenistan,” – ka shtuar ajo.

Turkmenistani është një prej pak vendeve, përfshirë Korenë e Veriut, ku pretendohet se nuk ka më raste me koronavirus, raporton BBC, përkthen në shqip Periskopi.

OBSh-ja mbështetet në të dhëna që i ofrohen nga qeveritë kombëtare respektive për të informuar mbi statistikat e koronavirusit.

Qeveria e Turkmenistanit “ka histori të gjatë të prishjes së të dhënave dhe histori të gjatë të dënimit të njerëzve që e thonë të vërtetën,” është shprehur më tej ajo.

Kujtojmë që në Kosovë vazhdon të qarkullojë virusi por me shifra njëshifrore. Gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë raportuar vetëm tetë raste të reja me Covid-19. /Periskopi

Shpërndaje në: