Tronditet Holanda, mbrojtësi qëllohet për vdekje në makinë
Ish-lojtari i Burton Albion, Kelvin Maynard, është qëlluar për vdekje në Amsterdam ka bërë të ditur policia holandeze – shkruan Periskopi.
32-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij dhe vrasësit lëvizën me një motor.
Vrasja e mbrojtësit po konsiderohet si një sulm mafioz.
Policia holandeze është duke punuar për zbardhjen e autorëve, ndërsa i gjithë shteti holandez është shokuar nga kjo vrasje.
Maynard vazhdonte të luante në ligen e pestë holandeze./Periskopi/



