Tronditet Lipjani: Të shtëna me armë, dyshohet për një person të vdekur dhe dy të plagosur

Tronditet Lipjani: Të shtëna me armë, dyshohet për një person të vdekur dhe dy të plagosur

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë në orët e vona .

E gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në njërën nga kafiteritë në Lipjan.

Tre të përfshirët në rast, sipas dëshmitarëve, janë të rinjë. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili është motivi i mosmarrëveshjes, i cili dërgoi deri te vrasja një personi dhe plagosja e dy të tjerëve, raporton media lokale Ulpianapress.

Dy të plagosurit, njëri me dy plumba e tjetri me një, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

 

Shpërndaje në: