Tronditet Vlora, 40 vjeçari vret me sëpatë të afërmin e tij
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Selenicë të Vlorës, ku një 40 vjeçar ka vrarë për vdekje një të afërm të tij me sëpatë.
Policia njofton se kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.
Si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.



