Trump: 400 trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri

Trump: 400 trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se do të qëndrojnë 400 trupa amerikane në Siri pas mundjes së ISIS-it, që ai parashikoi se do të ndodhë në fund të ditës.

Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se 200 trupa do të qëndrojnë në veri të vendit, ku SHBA-ja ka mbështetur një aleance të drejtuar nga kurdët kundër ISIS-it dhe 200 trupa të tjera në jug pranë Izraelit.

Duke iu referuar zonave që mbahen nga ISIS-i në verilindje, Trump tha se territori shumë shpejt do të kapet nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja./ATSH

Shpërndaje në: