‘Trump dëshiron të ketë sukses në ato vende ku pëlqehen kundërkandidatët e tij’

‘Trump dëshiron të ketë sukses në ato vende ku pëlqehen kundërkandidatët e tij’

Ish-deputeti Korab Sejdiu sonte në Debat Plus ka folur për vizitën e ambasadorit Richard Grenell në Kosovë dhe rolin e presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Periskopi.

Sejdiu ka thënë se Trump do sukses në dialog, duke qenë se shqiptarët kanë preferenca ndaj kundërkandidatit të tij për president, Joe Biden.

‘’Trump dëshiron të ketë sukses në një vend ku politika e Biden rezulton e suksesshme’’, ka thënë Sejdiu.

Të njëjtën gjë e ka theksuar edhe analisti  Muhaxhiri, duke thënë se Trump mund të krenohet në zgjedhjet e 3 tetorit nëse do të ketë sukses në dialog Kosovë-Serbi.

‘’Është një ide që secili kandidat për president ta ketë nga një kundërshtar të madh dhe nga një sukses të madh. Është aset politik për Trumpin nëse arrin ta zgjidhë sepse do të mund të krenohet në zgjedhjet e 3 tetorit. Do ta shfrytëzojë që duke e ditur rolin e presidentit Clinton dhe raportin e shqiptarëve me të’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: