Trump dëshpëron presidentin serb, i propozon njohejn e Kosovës si shtet

Trump dëshpëron presidentin serb, i propozon njohejn e Kosovës si shtet

Serbia nuk do ta pranojë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Sipas shtypit beogradas, Beogradi hedh poshtë edhe platformën për bisedime të Kosovës, e cila si qëllim të fundit të dialogut nënkupton njohjen e Kosovës, duke e cilësuar propozimin e shefit amerikan të shtetit si “hipokrit” e “perfid”.

“Beogradi nuk do ta pranojë propozimin perfid të Amerikës për ta njohur Kosovës, i cili me hipokrizi, në urimin kryetarit Aleksandar Vucic për ditën e shtetësisë, i ka bërë kolegu i tij nga ShBA Donald Trump”, shkruan “Vecernje Novosit”, duke iu referuar burimeve anonime.

Nën titullin “Ofertë e pahijshme e ShBA-së – Serbia refuzon kërkesën e Trumpit”, kjo gazetë, e afërt me kreun shtetëror të Serbisë, thotë se “këtë thirrje nga Shtëpia e Bardhë, si dhe platformn skandalloze të miratuar në Prishtinë”, Beogradi e sheh “si aksion të sinkronizuar”.

Qëllim i këtij aksioni, vlerëson gazeta beogradase, është që Serbia të sillet “në akull të hollë – që deri në fund të vitit ta njohë shtetin e rrejshëm, ndërsa si kthim t’i ofrohet rruga e përshpejtuar në BE dhe opsioni i hapur për anëtarësim në NATO.

Të përkujtojmë se presidenti Trump në ditën kur i ka shkruar Hashim Thacit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës letër i ka shkruar edhe presidentit serb në ditën e shtetësisë së Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën”, shkruan në letrën e Presidentit Trump.
“Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE”

Shpërndaje në: