Trump “detyron” Sirinë t’i kthejë refugjatët në shtëpi
“Përsëris thirrjen e qeverisë për refugjatët sirianë që jetojnë në vendet fqinje, të kthehen në vendin e tyre”, thotë ai.
Siç raporton AFP, ai nuk ka përmend drejtpërdrejt deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, për ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të Sirisë, transmeton lajmi.net.
Kur ai u takua me Komisionerin e Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR), Philip Grandi, ka thënë se vendi është gati që të sigurojë jetën e qytetarëve të tij.
Presidenti amerikan Donald Trump, të premten lëshoi një dekret për të parandaluar hyrjen e refugjatëve nga shtatë vende myslimane, duke përfshirë edhe Sirinë, në 90 ditët e ardhshme.
Lufta civile në Siri, shpërtheu në vitin 2011 dhe ka lënë të vranë më shumë se 310,000 njerëz.
Sipas Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR), lufta ka detyruar 4.8 milionë njerëz të largohen nga Siria.
Turqia ka marrë më shumë se 2.7 milion refugjatë sirianë dhe Liban ka më shumë se një milion.
Sipas UNHCR-së, Jordan ka pranuar 655.000 sirianë, por zyrtarët thonë se numri është shumë më i lartë – rreth 1.4 milionë euro.
Të paktën 228,000 sirianë kanë gjetur strehim në Irak dhe 115,000 në Egjipt, sipas UNHCR-së. /Lajmi.net/



