Trump flet për sëmundjen e Hillary Clinton
Kandidati republikan Donald Trump ka folur për rivalen e tij nga kampi i demokratëve, Hillary Clinton, e cila është diagnostifikuar me sëmundjen e pneunomisë.
Por, qasja e Trump këtë radhë ka qenë më njerëzorë, marrë parasysh agresivitetin e tij karshi Clintonit dhe të gjithëve në përgjithësi.
Ai ka shprehur dëshirën e tij që Hillary Clinton të shërohet dhe t’i kthehet aktiviteteve të saj.
Deklaratën trump e ka dhënë në një intervistë herët në mëngjes, sipas zonës kohore në SHBA. /Periskopi/



