Trump fton Xi Jinpingun e Kinës në Shtëpinë e Bardhë

Trump fton Xi Jinpingun e Kinës në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi pa dhënë detaje mbi datën, se shumë shpejt do të ftojë udhëheqësin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas analistëve, takimi i dy presidentëve do të zhvillohet për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për nënshkrimin historik të marrëveshjes tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sekretari i amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin dhe përfaqësuesi i SHBA për Tregtinë Robert Lighthizer, shumë shpejt do të jenë në Pekin në një raund të ri bisedimesh, ndërsa më 8 maj në Uashington, do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He po për të njëjtën arsye.

 

Shpërndaje në: