Trump iu dha këshilla francezëve se si ta shuajnë zjarrin në Notre Dame. Ia kthejnë: E ke gabim

Trump iu dha këshilla francezëve se si ta shuajnë zjarrin në Notre Dame. Ia kthejnë: E ke gabim

Agjencia për mbrojtje civile dhe menaxhimin e krizave në Francë, ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se duhet të përdoren avionë me ujë për ta shuar zjarrin në Katedralen Notre Dame.

Kjo agjenci ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, ku ndër tjera thonë se përdorimi i avionëve për ta shuar zjarrin përmes ajrit do ta shembte të gjithë ndërtesën.

“Lëshimi i zjarrit përmes ajrit në këto lloj ndërtesa mund të rezultojë me shembje totale të të gjithë strukturës, dhe do ta pengojë punën e zjarrfikësve, të cilët po e bëjnë më të mirën në Notre-Dame”, shkruan Mbrojtja Civile e Francës.

Kujtojmë se Trump reagoi kur filloi zjarri në Katedralen e Notre-Damit, duke propozuar që të përdoren avionë për ta ndaluar zjarrin përmes ajrit.

Shpërndaje në: