Trump kërkon profilizimin e të gjithë myslimanëve në Amerikë
Donald Trump thotë se SHBA’të duhet të profilizojnë të gjithë myslimanët në Amerikë.
‘Ne vërtetë duhet të shikojë në profilizimin e tyre. Duhet ta mendojmë seriozisht këtë. Edhe vendet tjera po e bëjnë këtë dhe nuk është ndonjë gjë e keqe. Urrej konceptin e profilizimit por është një gjë që duhet ta bëjmë’, ka thënë Trump në një intervistë për CBS’në, transmeton Periskopi.
Për drejtorin e komunikimit në Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike, Ibrahim Hooper, kjo deklaratë e Trumpit është joproduktive.
Megjithatë, ai nuk e mohon se është një rrugë e mirë që të njihen njerëzit që kanë qëndrime ekstremiste.
“Është shumë me rëndësi për ne që të krijojmë kontakte brenda komunitetit mysliman, nëse ka ndonjë që njihet për radikalizim, nëse ka dikush që i njeh ata persona, shokët familjarët, etj”, thotë ai. /PERISKOPI/



