Trump kërkon që hebrejtë ta duan me zor: Jam i dërguar i zotit, si Jezusi

Trump kërkon që hebrejtë ta duan me zor: Jam i dërguar i zotit, si Jezusi

Presidenti Donald Trump është shqetësuar së tepërmi së fundi nga refuzimi i shumicës së hebrejëve amerikanë për ta mbështetur atë.

Ai ka mbështetur Wayne Allyn Rootin, një konspiracionit që ishte konvertuar nga judaizmi në të krishterë dhe që e përkrah fuqishëm Trumpin. Bile, aq fuqishëm sa e ka krahasuar Trumpin me profetin Jezus.

“Presidenti Trump është presidenti më i mirë për Hebrejtë dhe për Izraelin në historinë e botës, dhe jo veç për Amerikën, ai është presidenti më i mirë për Izraelin në historinë e botës… dhe hebrenjtë e Izraelit e duan… si të ishte Mbret i Izraelit. E duan si të ishte i dërguari i dytë i Zotit… por hebrenjtë amerikanë nuk e njohin e as nuk e duan. Ata as që e dinë se çka po flasin më. Nuk ka kuptim! Por, në rregull, veç le të vazhdojë të bëj se çka po bën.”

Për këto fjalë Trumpi e ka falënderuar duke postuar në Twitter.

Ideja e zakontë e trumpistëve është se Trumpi mund të lëndojë të gjitha grupet minoritare përveç hejbrejëve. Kjo përpjekje ka dështuar të mbledh përkrahës hebrej në anën e tij, dhe tashmë ai ka nisur një fushatë të pazakontë që shpreh shqetësimin në mënyrë të çuditshme. /Periskopi

Shpërndaje në: