Trump: NATO është plakur, do ta ndryshoj atë

Trump: NATO është plakur, do ta ndryshoj atë

Vetëm disa ditë para Samitit të Sigurisë Bërthamore në Ëashington, mikpritës i të cilit do të jetë kryetari amerikan Barack Obama e në të cilin do të marrin pjesë 56 delegacione, kandidati për nominim i Partisë Republikane, Donald Trump ,e ka dyfishuar kritikën e vet ndaj NATO –s dhe e ka kërkuar transformimin tij.

“NATO është plakur”, ka thënë Trump për televizionin ABC duke thënë se kjo aleancë është e bazuar në kohë të shkuar, kur kërcënimi kryesor i Perëndimit ka qenë Bashkimi Sovjetik. “NATO sot nuk është i përshtatshëm për luftë kundër terrorizmit dhe ai i kushton shumë SHBA –së dhe se për këtë arsye duhet zvogëluar e riorganizuar”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka thënë se nëse bëhet kryetar, do të shqyrtonte mundësinë që Koresë Jugore t’ia lejonte zhvillimin e armëve bërthamore pa u mbështetur në SHBA-në për t’u mbrojtur nga Koreja Veriore e Kina që do të ishte shmangie nga standardet politike amerikane.

Miliarderi amerikan, siç ka thënë, ndoshta, do ta ndërpresë blerjen e naftës nga Arabia Saudite dhe vendet tjera arabe nëse ato nuk dërgojnë trupat tokësore në luftë kundër Shtetit Islamik ose nuk e paguajnë SHBA-në që ta bëjë këtë luftë.

Rivali i tij Ted Cruze idetë e Trumpit rreth NATO-s i ka quajtur “marri katastrofale”.

 

Shpërndaje në: