Trump popullit amerikan: Nuk na duhet nafta iraniane, Irani duhet të lulëzojë me marrëveshje të re

Trump popullit amerikan: Nuk na duhet nafta iraniane, Irani duhet të lulëzojë me marrëveshje të re

Presidenti Trump po mban adresimin për popullin amerikan pas sulmeve të Iranit me raketa balistike në dy baza ajrore irakiano-amerikane. 

Ai ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë apo lënduar nga sulmet e bëra prej Iranit, përcjell Periskopi.

“Raketat që u qëlluan drejt nesh ishin bërë nga armët e shitura prej administratës së kaluar [Obamas].” – tha z.Trump.

Më pas ai iu bëri thirrje aleatëve të ShBA-ve që të dilnin nga marrëveshja nukleare me Iranin.

“Duhet ta bëjmë një marrëveshje e cila do t’i mundësojë madje edhe Iranit që të lulëzojë.” – tha ndër tjerash presidenti i 45 amerikan.

“Sot do t’i bëj thirrje NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Sot ne kemi një ekonomi shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ne tashmë jemi prodhuesi numër 1 i naftës. Neve nuk na duhet nafta nga Lindja e Mesme.” – vazhdoi ai./Periskopi

Shpërndaje në: