Trump: Shëndeti im është i shkëlqyeshëm

Trump: Shëndeti im është i shkëlqyeshëm

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se është “shumë të mirë” me shëndet pasi përfundoi fazën e parë të një rishikimi sistematik vjetor.

Trump njoftoi në Twitter se kishte përfunduar fazën e parë të rishikimit në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake ‘Walter Reed’ në Uashington.

“Të gjitha shumë mirë (shkëlqyeshëm!). Do ta përfundoj rishikimin vitin tjetër,” ka shkruar ai.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha që presidenti kishte kryer një ekzaminim të shpejtë dhe disa teste laboratorike.

E pyetur në lidhje me thashethemet se presidenti kishte vizituar një qendër mjekësore ushtarake për arsye të tjera, sekretarja e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u përgjigj: “Absolutisht jo. Ai është aq i shëndetshëm sa të jetë e mundur”, transmeton KosovaPress.

“Presidenti mbetet i shëndetshëm dhe energjik, siç dëshmohet nga paraqitjet e tij tronditëse para mijëra amerikanëve disa herë në javë,” tha Grisham.

Sidoqoftë, ajo nuk dha detaje të kontrollit shëndetësor të presidentit Trump ose testeve laboratorike.

Ndryshe, Trump ka fituar peshë në vitin 2017 duke e shtyrë indeksin e masës së trupit të tij në kategorinë e mbipeshës, raporton Reuters.

Shpërndaje në: