Trupat e pesë anëtarëve të familjes Bllaca në Cërrnicë, pas pak nis varrimi

Trupat e pesë anëtarëve të familjes Bllaca në Cërrnicë, pas pak nis varrimi

Pesë anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen në fshatin Cernicë.

E dyshuara për vrasjen e katërfishtë policja Valdete Bllaca, dyshohet se vrau nënën, babin dhe dy vëllezërit, e më pas veten.

Ndërsa gjatë së mërkurës në Gjilan kanë qëndruar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i policisë Rashit Qalaj.

Ministri i MPB-së, Agim Veliu tha se do të punohet shumë për të zbardhur ky rast.

Ndërkohë, Polica ka konfirmuar se e ndjera Valdete Bllaca kishte mbajtur disa seanca trajtimi te psikologu.

Për këto arsye i ishte marr arma zyrtare, ndërsa ishte angazhuar kryesisht në punë administrative.

Shpërndaje në: